Dramë me penallti, Villareali është fitues i Europa League 

Futboll

Dramë me penallti, Villareali është fitues i Europa League 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:44
Pamje nga finalja

(E plotësuar) - Villareali është fitues i Europa League në futboll. Villaraeli e mposhti me penallti me rezultat 11:10 Manchester Utd.

Ndeshja mes Manchester Utd dhe Villarealit, në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), sikurse edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, kësisoj penalltitë përcaktuan triumfuesin e kësaj gare shumë të çmueshme.

Të dy skuadrat treguan angazhim, sidomos “Djajtë e Kuq” patën më shumë raste në kohën e rregullt por nuk i konkretizuan, ndërsa pas vazhdimeve nuk u duken aq të rrezikshëm për portën e “nëndetëses së verdhë”. 

Image

Një finale që zhvillua në praninë e 9500 shikuesve në stadiumin “Miejski” në Gdansk të Polonisë.     

Në minutën e 29-të, Parejo nga gjuajtja e lirë harkon për bukuri në 16-sh dhe Gerard Moreno nga afërsia me një prekje mjeshtërore shënon për 1:0.

Në minutën e 55-të, Edinson Cavani pothuajse i harruar në 16-sh, nga afërsia me goditje të saktë barazon rezultatin 1:1.  

Në minutën e 70-të, Marcus Rashford ka marrë një pasim të saktë nga Bruno Fernandes në zonën e rreptësisë, por ka gabuar dy hapa larg portës.

Image

Edhe Cavani në minutën e 72-të rrezikoi me kokë por shpëton skuadra spanjolle.

Në përgjithësi një finale e mirë, ndërsa penalltitë përcaktuan fituesin e trofeut të Europa League.
Villareali triumfon në Europa League.

Penalltitë, për Villarealin shënuan G. Moreno, Raba, Alcacer, A. Moreno, Parejo, Gomez, Albiol, Coquelin, Mario Gaspar, Torres, Rulli dhe për Manchester Utd Mata, Telles, Fernandes, Rashford, Cavani, Fred, James, Shaw, Tuanzebe, Lindelof; dështoi de Dea. Portieri Rulli e ka pritur penalltinë e de Geas, penalltia e 22-të apo dramë me penallti! 

Villareali - Manchester Utd 1:1 – 11:10 me penallti 
Stadiumi “Miejski” në Gdansk.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca). 
Shikues: 9.500.
Shënues: Moreno (29’) – Cavani (55’).
Kartona të verdhë: Capoue, Foyth – Bailly, Cavani.
Villareal: Rulli, Foyth (Mario Gaspar 88’), Raul Albiol, Pau, Alfonso Pedraza (Amoreno 87’), Pino (Alcacer 77’), Capoue (Raba 120’), Parejo, Manu Trigueros (Gomez 77’), Gerard Moreno dhe Bacca (Coquelin 64’).
Manchester Utd: De Gea, Wan-Bissaka (Mata 120’), Bailly (Tuanzebe 116’), Lindelof, Shaw, Pogba (James 116’), McTominay (Telles 120’), Greenwood (Fred 100’), Bruno Fernandes, Rashford dhe Cavani.

Penalltitë do ta vendosin fituesin e Europa League!

118' Ndeshja po shkon drejt fundit të vazhdimeve.

113' Duket se skuadrat po pajtohen që me penallti të vendoset fituesi i Kupës.

108' Ndeshja po shkon drejt penalltive.

Image

106' Lojë me nerva sepse gabimi më i vogël është edhe i pariparueshëm.

Villareali - Manchester Utd 1:1

Stadiumi “Miejski” në Gdansk.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca). 
Shënues: Moreno (29’) – Cavani (55’).
Kartona të verdhë: Capoue, Foyth - Bailly.
Villareal: Rulli, Foyth (Mario Gaspar 88’), Raul Albiol, Pau, Alfonso Pedraza (Amoreno 87’), Pino (Alcacer 77’), Capoue, Parejo, Manu Trigueros (Gomez 77’), Gerard Moreno dhe Bacca (Coquelin 64’).
Manchester Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw, Pogba, McTominay, Greenwood (Fred 100’), Bruno Fernandes, Rashford dhe Cavani.

Përfundon shtesa e parë 15 minutëshe, 1:1.

Image

103' Villareali më energjikë, më kërkues.

100' Manchester Utd orvatet por pa sukses.

95' Lojë me kujdes nga të dy palët.

92' Lojë me ritëm, presion i madh.

Ndeshja përfundon pa fitues në kohën e rregullt dhe tani luhen vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90' Ndeshja me gjasë po shkon në vazhdime.

88' Të dy ekipet kërkojnë golin, që t'i ikin kohës shtesë.

85' Ndeshjet duket se po shkon drejt vazhdimeve.

80’ Cavani prore i rrezikshëm për Villarealin.

Villareali - Manchester Utd 1:1
Stadiumi “Miejski” në Gdansk.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca). 
Shënues: Moreno (29’) – Cavani (55’).
Kartona të verdhë: Capoue.
Villareal: Rulli, Foyth, Raul Albiol, Pau, Alfonso Pedraza, Pino (Alcacer 77’), Capoue, Parejo, Manu Trigueros (Gomez 77’), Gerard dhe Bacca (Coquelin 64’).
Manchester Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw, Pogba, McTominay, Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford dhe Cavani.

76' Villareali ka rritur presionin.

72' Cavani mundësi të mirë, godet me kokë por me fat Villareali.

64' Lojë e hapur, rezultati baras (1:1) dhe a mund të shkojë finalja në vazhdime dy herë nga 15 minuta?

58’ Ndeshje me ritëm, Manchester Utd barazon shifrat, skuadra spanjolle në presion. 

Villareali - Manchester Utd 1:1
Stadiumi “Miejski” në Gdansk.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca). 
Shënues: Moreno (29’) – Cavani (55’).
Kartona të verdhë: Capoue.
Villareal: Rulli, Foyth, Raul Albiol, Pau, Alfonso Pedraza, Pino, Capoue, Parejo, Manu Trigueros, Gerard dhe Bacca.
Manchester Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw, Pogba, McTominay, Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford dhe Cavani.
55' Edinson Cavani barazon rezultatin.

47' Villareali luan me mjaft siguri në mbrojtje, por do ta ketë të vështirë ndaj një Manchester Utd shumë të fortë.

46' Fillon pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë.

43' Cavani dhe Fernandes shtojnë presionin por pa sukses në drejtim të portës së Villarealit.

Villareali - Manchester Utd 1:0
Stadiumi “Miejski” në Gdansk.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca). 
Shënues: Moreno (29’).
Villareal: Rulli, Foyth, Raul Albiol, Pau, Alfonso Pedraza, Pino, Capoue, Parejo, Manu Trigueros, Gerard dhe Bacca.
Manchester Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw, Pogba, McTominay, Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford dhe Cavani.

41' Manchester Utd vërtetë po has në telashe në duel me Villarealin.

35' Manchester Utd kërkon me çdo kusht gol. 

32' Villareali në epërsi (1:0), Manchester Utd synon të barazojë.

29' Gerard Moreno kalon në epërsi Villarealin.Parejo harkon për bukuri nga gjuajtja e lirë dhe Moreno nga afërsia shënon.  

27' Te dy skuadrat po luftojnë më mish e më shpirt.

24' Mason Greenwood (Manchester United) pati një mundësi, por pa sukses.

22' Cavani me shokë kërkojnë golin, VIllareali po tregon angazhim.

20' Lojë me ritëm nga të dyjpa palët.

16' Nuk ka gola, Manchester Utd është më kërkues.

13' Të dyja skuadrat janë në presion të rezultatit.

8' Manchetser Utd synon golin e epërsisë.

4' Lojë me rivalitet.

1' Fillon ndeshja.

Do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 ndeshje finale e Europa Ligës ndërmjet Villarealit dhe Manchester Unitedit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stadion Miejski” ku pritet të jenë të pranishëm deri në 9500 shikues.

Këto janë formacionet zyrtare:

Villareal: Rulli, Albiol, Pau, Parejo, Gerard, Foyth, Bacca, Trigueros, Pedraza, Capue, Yeremy

Manchester United: De Gea, Lindelof, Bailly, Pogba, Cavani, Rashford, Greenëoord, Fernandez, Shaë, Bissaka, McTominay.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat