Conte është favoriti kryesor për zëvendësimin e Zidane tek Reali

Futboll

Conte është favoriti kryesor për zëvendësimin e Zidane tek Reali

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:23
Antonio Conte

Antonio Conte është favoriti kryesor për zëvendësimin e Zinedine Zidane.

Sipas gazetarit të “Tuttomercatoweb.com”, Raimondo De Magistris, Antonio Conte është favoriti kryesor për të marrë nën drejtim skuadrën e Real Madridit.

Sipas De Magistris, Real Madridi nga dita e djeshme ka filluar negociatat me përfaqësuesit e italianit dhe një marrëveshje e mundshme mund të shihet në horizont.

Ndërsa Maurizio Pochettino tani për tani nuk po cilësohet si një pretendent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat