Finalja e zjarrtë

Futboll

Finalja e zjarrtë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:20
Finalja e zjarrtë

Njëra për historinë, tjetra për të prishur parashikimet dhe për të përsëritur suksesin e vitit 2012. Finalja e Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Chelsea, e planifikuar për sonte në “Stadio do Dragão”, premton të jetë spektakolare. Chelsea, gjithashtu dëshiron ta fitojë një titull këtë sezon, që mëton të jetë i bukur, por i pashprehur. Manchester City tashmë vjen nga fitorja e titullit në Premier League dhe mund ta mbyllë sezonin me dopietë të frikshme.

Chelsea ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër Manchester City, në të gjitha garat. Të dyja këto fitore kanë ardhur me trajner Thomas Tuchel. Herën e fundit që blutë e Londrës regjistruan tri fitore radhazi kundër Manchester City ishte midis viteve 2005 dhe 2009, një seri prej tetë fitoresh radhazi.

Në garat europiane, precedentët e vetëm midis Chelsea dhe Manchester City datojnë që në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave (1970-1971). Londinezët i fituan të dyja ndeshjet 1-0 për të kaluar në finale, ku fituan edhe kundër Real Madridit.

Manchester City është skuadra e nëntë angleze që ka arritur një finale të Kupës Europiane / Ligës së Kampionëve, të paktën tre më shumë se çdo komb tjetër (Gjermani dhe Itali, nga gjashtë). Sidoqoftë, vetëm një nga 10 ekipet e fundit që morën pjesë në finalen e tyre të parë ka fituar: Borussia Dortmund, 3-1 kundër Juventusit, më 1997. Skuadra e fundit angleze që fitoi finalen e parë ishte Aston Villa më 1982 kundër Bayern Munich.

Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel konfirmojnë formacionet e tyre klasike, natyrisht: “Qytetarët” pa pikë referimi në sulm, me Foden dhe De Bruyne duke marrë krahët për të mbuluar pozicionin e 9 fals. Në mbrojtje, siguria vjen nga Stones dhe Ruben Dias. Chelsea pritet ta nisë me Werner si sulmuesi i vetëm dhe çiftin Pulisic-Mount në mbështetje të tij. Ziyech dhe Havertz e nisin nga stoli.

Manchester City ka fituar Premier League dhe “League Cup”, tani synon trofeun e tretë sezonal, më të rëndësishmin, Ligën e Kampionëve. Një trofe që do të shohë Chelsea të vendosur të harrojë finalen e “Fa Cup”, të humbur kundër Leicester. Një derbi i zjarrtë anglez për aktin final të kompeticionit.

Manchester City-Chelsea do të jetë finalja e tretë angleze në historinë e Ligës së Kampionëve, pas suksesit të Manchester United ndaj bluve të Londrës dhe Liverpool ndaj Tottenham. Fituesi do të marrë pjesë si zakonisht në Superkupën Europiane dhe Botërorin e Klubeve.

Ndeshja e fundit në Premier League midis Manchester City dhe Chelsea, e luajtur në maj, pa blutë të fitonin 2-1 në fushën e “qytetarëve”. Kjo do të jetë ndeshja e katërt zyrtare midis dy ekipeve vetëm në vitin 2021, me dy fitore për Tuchel dhe një për Guardiolën.

Ja formacionet e mundshme:
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Ruben Dias, Stones, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silva.
CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kanté, Jorginho, Chilwell; Mount, Pulisic; Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat