Finalja e 24-të në karrierën e tij

Futboll

Finalja e 24-të në karrierën e tij

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:52
Finalja e 24-të në karrierën e tij

Më 28 maj 2011, Guardiola arriti majën. Ai ngriti Ligën e Kampionëve me Barcelonën në “Wembley”, pasi mposhti 3-1 Manchester United, duke e shtuar për herë të dytë në tri sezone këtë trofe në stolin e Barçës. Ai tashmë e kishte fituar atë më 2009.

Pra, u ngjit në Olimp… Më pas, dyert i ishin mbyllur për një dekadë, nga ajo ditë e deri më sot. “Arritja në finale tani i jep kuptim gjithçkaje që kemi bërë në katër apo pesë vitet e fundit. Këta lojtarë kanë pasur vazhdimësi”, – tha Pep, pasi eliminoi PSG.

Mbasi e theu murin e çerekfinaleve me Manchester City, teksa kishte rënë ndaj Olympique Lyon (2020), Tottenham (2019), Liverpool (2018) dhe Monaco (2017, në raundin e dytë), dhe pengesën në gjysmëfinale; Chelsea (2012), Real Madrid (2014), Barcelona (2015) dhe Atlético Madrid (2016), që e kishin eleminuar atë radhazi me Bayernin, Guardiola kaloi në një finale, që do të jetë e 24-ta në karrierën e tij.

Në Porto, kundër Chelsea, ai do të jetojë betejën e tretë personale si trajner për Champions, 10 vite e një ditë pas triumfit të fundit. 

“Si lojtar, kur arritëm në finale me Barçën më 1992, dy i kishim humbur tashmë. Ndonjëherë kërkohet një proces, klubet e tjera fitojnë qysh në finalen e parë. Shpresoj se jemi ndër këta të fundit”, – tha një Pep, i cili mund të bëhet sonte trajneri i gjashtë që e fiton Champions-in me dy skuadra të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat