Finalja e Kupës ndaj Skënderbeut

Futboll

Finalja e Kupës ndaj Skënderbeut

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:41
Finalja e Kupës ndaj Skënderbeut

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, nëpërmjet një postimi në profilin e saj, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, që për ndeshjen e Vllaznisë në finalen e Kupës në “Air Albania”, të lejohen tifozët.

POSTIMI:

Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skënderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19 është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat