Alaba: Jam i sigurt se ky udhëtim do të jetë një sukses

Futboll

Alaba: Jam i sigurt se ky udhëtim do të jetë një sukses

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:48
Alaba: Jam i sigurt se ky udhëtim do të jetë një sukses

Kanë ardhur fjalët e para të David Alaba si lojtar i ri i Real Madrid.

“Jam larguar nga një klub sepcial për një tjetër klub special. Jam me të vërtetë i lumtur dhe i nderuar që jam transferuar te Real Madrid”, ka shkruar austriaku në Instagram.

“Pas shumë vitesh në Mynih, do të përballem me një sfidë të re dhe do të jap maksimumin për të vazhduar historinë speciale të klubit. Pres me padurim të luaj ndeshjen e parë me fanellat klasike të bardha para të gjithë tifozëve të Madrid. Jam i sigurt se ky udhëtim do të jetë një sukses”.

Këto kanë qenë fjalët e para të Alaba, të shoqëruara me një imazh ku shfaqet me stemën e Los Blancos në sfond dhe shkrimin: “HALA Madrid!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat