Epoka e Inzaghit te Interi thuhet se ka filluar, pavarësisht se ende nuk ka ardhur zyrtarizimi

Futboll

Epoka e Inzaghit te Interi thuhet se ka filluar, pavarësisht se ende nuk ka ardhur zyrtarizimi

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:51
Simone Inzaghi

Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, raporte të shumta të mediave italiane pretendojnë se Simone Inzaghi nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me Interin mbrëmë (e shtunë).

Trajneri italian konfirmoi se po largohej nga Lazio pas 22 vitesh midis punës si lojtar dhe si trajner në Stadio Olimpico, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Mediume si Sky Sport Italia, Sportitalia, Gazzetta dello Sport dhe disa tjera janë të sigurt se Inzaghi ka hedhur lapsin mbi letër në një marrëveshje dy-vjeçare me Interin të shtunën mbrëma.

Besohet se kontrata e italianin vlen katër milionë euro në sezon plus një milion euro tjera bonuse, dyfishi i 2.5 milionë eurove të ofertës së Lazios për zgjatjen e kontratës.

Nerazzurrët nxituan të gjejnë një zëvendësim pasi Antonio Conte përfundoi kontratën e tij me pëlqim të përbashkët të mërkurën.

Duke fituar Scudetton, Conte nuk ishte i gatshëm të vazhdonte në rolin e trajnerit me shkurtime të skuadrës dhe pagave të lojtarëve dhe stafit.

Gazzetta dello Sport raporton se Inzaghi mbajti një konferencë me drejtuesit e Interit për të diskutuar strategjinë e transferimeve dhe trajnimin para-sezonal, i cili duhet të fillojë në 10 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat