Conte i kërkon Perez blerjen e një interisti

Futboll

Conte i kërkon Perez blerjen e një interisti

Më: 29 maj 2021 Në ora: 23:04
Antonio Conte

Antonio Conte me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Real Madrid, pas dorëheqjes së Zidane. Florentino Perez e ka të qartë se italiani është një nga alternativat më të mira në treg dhe e ka kontaktuar për t’i bërë ofertën e tij.

Don Balon raporton se Conte ka folur edhe për projektin me Perez dhe i ka shprehur katër kërsesa themelore. Ai ka kërkuar kontratë 3-vjeçare, me Real Madrid, që i mundëson vetëm dy vite.

Nga ana tjetër përforcimi i mbrojtjes ka qenë gjithashtu një kërkesë dhe ardhja e Alaba e ka plotësuar këtë dëshirë të italianit. Ndërkohë, ai ka edhe dy emra, të cilët kërkon t’i sjellë në Madrid.

I pari është Romelu Lukaku dhe i dyti Ngolo Kante. Sulmuesi belg është më i mundshmi. Inter do e shesë një nga yjet e mëdha sepse është në krizë dhe oferta e duhur e Real Madrid do e largonte Lukakun nga zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat