​Këto janë tri vendimet e para të Allegrit te Juventusi

Futboll

​Këto janë tri vendimet e para të Allegrit te Juventusi

Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:47
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka marrë vendimet e tij të para në Juventus pasi i rikthyer edhe zyrtarisht si trajner në “Allianz Arean”.

Trajneri toskan është kthyer në klub dy vjet pasi u shkarkua. Ai fitoi 11 trofe në pesë sezone para se të shkarkohej në vitin 2019.

Sipas disa raporteve në Itali, Allegri do të ketë një role rol menaxherial të ngjashëm me disa trajnerë në Premier League. Shefi i Juventusit Fabio Paratici është larguar nga klubi dhe është zëvendësuar nga Federico Cherubini, por “Tuttosport” raporton se Allegri do t'i raportojë drejtpërdrejt presidentit të klubit Andrea Agnelli për lëvizjet e tij ne merkato dhe brenda klubit, përcjellë KosovaPress.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Allegri e thirri Paulo Dybalan për ta bindur atë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me “Bianconerët”.

Duket se kjo është një detyrë e vështirë pasi marrëveshja e Dybalas në “Allianz Stadium” skadon në 2022, dhe argjentinasi refuzoi një ofertë prej 10 milionë euro në vit nga “Zonja e Vjetër” verën e kaluar.

Allegri është gjithashtu i hapur për zgjatjen e kontratës së Giorgio Chiellinit që skadon së shpejti. Kapiteni i Italisë dhe Juventusit pritet të zgjas qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2022 para se të pensionohet.

“Calciomercato.com” raporton se Allegri gjithashtu i ka dhënë dritën jeshile nënshkrimit të Hakan Calhanoglu nga Milano si lojtar i lirë.

Kontrata e playmakerit turk skadon në fund të sezonit dhe ai duket se nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re me “Rossonerët”.

Juventusi i ka ofruar lojtarit 5 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat