Cristiano Ronaldo e do rikthimin te Man United

Futboll

Cristiano Ronaldo e do rikthimin te Man United

Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:14
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është duke konsideruar idenë për t’u rikthyer te Manchester United.

36-vjeçari kaloi një tjetër sezon impresivë me 36 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat.

Portugezi ka kontratë me Juventusin edhe për edicion, por mediat raportojnë se do largohet në verë.

PSG ka interesim për sulmuesin, por United gjithashtu është duke shikuar situatën nëse do arrijnë ta rikthejnë në skuadër Ronaldon.

Sipas Tuttosport, Juventusi është duke shikuar një të ardhme pa Ronaldon, që është i interesuar për rikthimin në “Old Trafford”.

Portugezi ishte pjesë e “Djajve të Kuq” mes viteve 2003 – 2009, ku shënoi 118 gola në 292 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat