Barcelona ëndërr e Agueros – “Dëshiroj të luaj me Messi”

Futboll

Barcelona ëndërr e Agueros – “Dëshiroj të luaj me Messi”

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 00:22
Sergio Aguero

Sulmuesi argjentinas shpreson që të luajë bashkë me Lionel Messi në Camp Nou pasi që ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin

Sergio Aguero ka thënë se ai gjithmonë ka dashur që t’i bashkohet Barcelonës prej që ishte fëmijë dhe nuk ka hezituar që ta pranojë ofertën e këtij klubi. Argjentinasi ka qenë i lidhur me një kalim në Camp Nou për disa muaj para se të nënshkruante sot kontratë me këtë klub, duke u larguar nga Manchester City.

Sulmuesi ka thënë se ka qenë ëndërr e tij që nga mosha 14 vjeçare që të luajë për Barçën dhe është i kënaqur që është rikthyer në Spanjë. “Jam shumë i lumtur, do të përpiqem të jap më të mirën time në këtë klub, t’i ndihmojë  skuadrës për të fituar. Kjo është kënaqësi”, ka thënë ai në konferencë për shtyp pasi u zyrtarizua si lojtar i Barcelonës.

“Për mua, Barça ka qenë gjithmonë skuadra më e mirë në botë dhe Leo (Messi) po ashtu është këtu. I kam thënë (presidentit Joan) Laporta para kësaj si djalosh që isha; ‘një ditë sigurisht do të më shohësh’. Tani, ja ku jam. Nuk e kam imagjinuar, por të gjithë vrapojnë për të nënshkruar dhe luajtur për Barçën”.

“Kur Barça më kërkoi, nuk kam hezituar shumë. I thashë agjentit tim që nuk dëshiroj të flas me asnjë skuadër tjetër, vetëm me Barçën. Ishte një kënaqësi kur ata e kontaktuan agjentin tim. Isha i interesuar të vija këtu prej që kisha 14 vjeç”.

A do të luajë Aguero me Messi?

Ardhja e 32 vjeçarit në Camp Nou do të bëjë që të shohim që ai të luajë krah shokut të tij në Kombëtare, Messi. Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka mundësi të largohet nga klubi pasi që kontrata e tij skadon në fund të qershorit.

Mirëpo, Aguero shpreson që Messi do të vendosë të qëndron dhe është shumë optimist se kjo ka mundësi të ndodh. “Ne shpresojmë të luajmë së bashku, natyrisht. Por ne kemi biseduar për një kohë të gjatë, këto janë vendime që do t’i bëjë Leo me klubin. Do të ishte kënaqësi dhe krenari të luajmë së bashku. E njoh atë për kohë të gjatë dhe mendoj se ai do të rrijë këtu”.

“Flas me Messi çdo ditë, në mesazhin e fundit ai me uroi mua. Ne e njohim njëri-tjetrin për kohë të gjatë dhe për mua të luaj dhe të stërviti më të çdo ditë do të bënte që ditët të kalonin më shpejt”.

Ish ylli i Atletico Madridit dhe legjenda e Manchester City ka nënshkruar një kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023. Klubi i ka vënë atij një klauzolë prej 100 milionë nëse dëshiron dikush ta blejë gjatë kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat