Gjyqtari nga Kosova referon ndeshjen e madhe Holandë - Gjermani

Futboll

Gjyqtari nga Kosova referon ndeshjen e madhe Holandë - Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:10
Gjyqtari nga Kosova referon ndeshjen e madhe Holandë - Gjermani

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, është caktuar që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e madhe të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian U-21 në futboll, mes Holandës U-21 dhe Gjermanisë U-21.  

Ndeshja do të luhet me 3 qershor (në orën 21.00) në stadiumin “Mol Arena Sosto” në Szekesfehervar të Hungarisë.

Ndeshja drejtohet nga gjyqtarët e Zvicrës, kryesor Sandro Scharer, asistojnë Stephane De Almeida dhe Bekim Zogaj.

Image

Është edhe një lajm i mirë, që një gjyqtar me prejardhje nga Kosova, referon ndeshjet të nivelit të lartë siç është Kampionatin Ecropian U-21. 

Zogaj ka referuar edhe në Champions league, Europa League, në Ligën e Kombeve dhe është prej gjyqtarëve më të mirë në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat