Allegri me kërkesë të veçantë për Juventusin, e do yllin e rivalit

Futboll

Allegri me kërkesë të veçantë për Juventusin, e do yllin e rivalit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 00:41
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka ‘shënjestruar’ mesfushorin e Sassuolos, Manuel Locatelli si transferimi i parë pas rikthimit te klubi italian.

Allegri dëshiron ndryshime në skuadër pas një sezoni të vështirë nën urdhrat e Andrea Pirlos dhe ai e njeh Locatellin pas kohës së tyre te AC Milan.

Në fakt, ishte Allegri që i dha shansin Locatellit të stërvitet me ekipin e parë kur ishte vetëm 16-vjeçar dhe italiani pastaj ëri 63 paraqitje për Milanin.

Sipas Daily Mail, Locatelli është në ‘radarin’ e Allegrit, ngase e sheh si pasuesi i Aaron Ramsey, ky i fundit pritet të largohet në verë.

23-vjeçari është në listën e Roberto Mancinit për Euro 2020 dhe shihet si një ndër yjet që do shkëlqejnë në vitet në vijim.

Interesim për italianin ka shprehur edhe Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat