​Conte në bisedime të avancuara me skuadrën angleze

Futboll

​Conte në bisedime të avancuara me skuadrën angleze

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:00
Antonio Conte

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur.

Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën e tij me Interin me pëlqimin e ndërsjellë, vetëm disa ditë pasi siguroi titullin e tyre të parë në Serie A pas 10 viteve.

Ai nuk ishte i gatshëm të qëndronte në “Giuseppe Maeazza” me klubin që është në vështirësi financiare dhe me planifikimet e tyre për të bërë reduktime në tregun e transferimeve dhe në pagat e lojtarëve.

Si pjesë e marrëveshjes, Conte nuk lejohet të drejtojë një klub tjetër italian gjatë sezonit 2021-22.

Prandaj ai po kërkon punë jashtë Italisë dhe ishte në bisedime me Real Madridin, por është raportuar se Florentino Perez dhe lojtarët ishin kundër kësaj ideje.

Conte tani duket shumë afër marrjes së detyrës së trajnerit të Tottenhamit, duke zëvendësuar Jose Mourinhon, i cili u shkarkua muajin e kaluar.

Mourinho, nga ana tjetër e ka marrë drejtimin e Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat