Tottenhami e do me çdo kusht, Conte i tunduar nga oferta

Futboll

Tottenhami e do me çdo kusht, Conte i tunduar nga oferta

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 08:28
Antonio Conte

Trajneri italian, Antonio Conte mund ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier te skuadra londineze, Tottenham Hotspur.

Conte u largua para disa javësh nga Interi, vetëm disa ditë pasi arriti ta shpall ekipin kampion të Serie A për sezonin 2020/21.

Largimi i trajnerit italian erdhi pasi nuk arriti të pajtohet me drejtuesit e klubit në lidhje me strategjinë e largimeve dhe transferimeve gjatë verës.

Megjithatë, interesimi për ta pasur Conten në ekip nuk është ndalur te klubet tjera dhe Tottenhami e do me çdo kusht në Londër.

“Tottenhami po bën presion për të arritur një marrëveshje me Antonio Conten. Ai është tunduar nga puna te Tottenhami, por ende nuk ka një vendim përfundimtar”, ka shkruar fillimisht Fabrizio Romano.

“Negociatat ende vazhdojnë me agjentët e tij rreth pagës, nënshkrimeve të reja, stafit. Spurs nuk janë të gatshëm ta lejojnë atë të sjellë më shumë se katër anëtarë të stafit”, përfundon shkrimin gazetari i njohur italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat