Manchester United ofertë të lartë për mbrojtësin argjentinas

Futboll

Manchester United ofertë të lartë për mbrojtësin argjentinas

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:19
Cristian Romero

Manchester United është gati të bëjë një ofertë të madhe te Atalanta, diku rreth 45 milionë euro për mbrojtësin argjentinas Cristian Romero.

Të dy klubet kanë punuar së bashku kohët e fundit, pasi gjigantët e Ligës Premier paguan 21 milionë euro, plus deri në 20 milionë euro tjera bonuse për talentin sulmuesin Amad Diallo.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester United tani po synon një tjetër lojtar të ri të Atalantas, qendërmbrojtësin Romero.

Ai sapo mbushi 23 vjeç dhe së fundmi ka bërë edhe debutimin e tij me Argjentinën.

Atalanta e bleu Romeron nga Juventusi për 18 milionë euro verën e kaluar.

Lojtari ka bërë përshtypje të forta, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, pasi ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime në 42 paraqitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat