​S'ka marrëveshje në mes Contes e Tottenham, kërkesat e italianit të papërballueshme

Futboll

​S'ka marrëveshje në mes Contes e Tottenham, kërkesat e italianit të papërballueshme

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:56
Antonio Conte

Skuadra londineze nuk mund të përmbush kërkesat e teknikut italian.

Bisedimet mes agjentëve të Antonio Contes dhe krerëve të Tottenham Hotspur kanë rezultuar negative, pasi që trajneri italian ka kërkuar një buxhet të lartë për transferime që ta rindërtojë skuadrën, raporton “The Guardian”.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy nuk deshi që të ofrojë një shumë tejet të lartë dhe kishte dhënë si opsion shitjen e kapitenit Harry Kane për të rritur buxhetin, dhe tani Conte nuk pritet që të marrë timonin e skuadrës londineze.

Sidoqoftë, bisedimet me Fabio Paraticin janë të ndara nga ato me Conten, dhe në krahasim me trajnerin italian, bisedimet që Paratici të bëhet drejtori i ri sportiv janë duke shkuar në mënyrë pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat