Shqipëria e ndal Uellsin e Bales, në një sfidë me tensione

Futboll

Shqipëria e ndal Uellsin e Bales, në një sfidë me tensione

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 18:06
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Shqipëria ndahet baras (0:0) me Uellsin, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Cardiff, ku ishin të pranishëm 4 mijë shikues. 

Një ndeshje me tensione, si në minutën e 37-të, pastaj në të 57-tën dhe në atë të 83-tën, fatmirësisht u evitua më e keqja dhe nuk pati ndonjë futbollist të ndëshkuar me karton të kuq. 

Në minutën e 17-të, Rey Manaj mashtron një mbrojtës, del në pozitë ideale por nga afërsia gjuan mbi portën e Uellsit. 

Në minutën e 37-të, pati tensione, shtyrje mes lojtarëve në fushë por fatmirësisht gjakrat u qetësuan shpejtë. Me këtë, rast gjyqtari irlandez ndëshkoi me karton të verdhë Brooks të Uellsit dhe Manajn e Shqipërisë.

Edhe në minutën e 57-të, pas një dyluftimi në mesfushë mes Manajt dhe Norrington-Davies, ky i fundit shtyn sulmuesin e Kombëtares, në afërsi të stolit kuqezi, duke rrëzuar edhe selektorin e Shqipërisë Edy Reja. Tensione dhe futbollisti i Uellsit ndëshkohet me karton të verdhë.

Në minutën e 71-të, Gareth Bale futet në lojë, ndërsa pas dy minutave portieri Selmani tregon vlerat e tij, duke e shpëtuar një gol të sigurtë. N. Williams nga rreth 20 metra dërgon një projektil të vërtetë por Gentian Selmani ka befasuar se si e ka ndalur topin në këndin e epërm të majtë.
Shqipëria bëri paraqitje të mirë dhe doli e pamposhtur nga Cardiffi, ndërsa me 8 qershor do të ndeshen ne Republikën e Çekisë (20.15).

Uellsi – Shqipëria 0:0
Stadiumi “Cardiff City” në Cardiff.
Gjyqtar: N. Doyle (Irlanda).
Shikues: 4.000.
Kartona të verdhë: Brooks, Norrington-Davies, Mepham – Ismajli, Manaj, Laçi, Abrashi.
Uellsi: Hennessey, Ampadu, Mepham, Davies (Rodon 61’), N. Williams, Levitt, Allen (Smith 61), Ramsey (Wilson 61’), Norrington-Davies, Brooks (J. Williams 76') dhe Roberts (Bale 71’).
Shqipëria: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka (Veseli 46’), Çekiçi (Kallaku 76’), Bare (Laçi 76’), Abrashi, Lenjani (Trashi 61’); Balaj (Cikalleshi 60’) dhe Manaj (Seferi 77').
83' Prapë tensione e rrëmujë në fushë!

81' Shqipëria po luan mjaf mirë.

78' Lojë më e mirë se në pjesën e parë.

Uellsi – Shqipëria 0:0
Stadiumi “Cardiff City” në Cardiff.
Gjyqtar: N. Doyle (Irlanda).
Shikues: 4.000.
Kartona të verdhë: Brooks, Norrington-Davies – Ismajli, Manaj.
Uellsi: Hennessey, Ampadu, Mepham, Davies (Rodon 61’), N. Williams, Levitt, Allen (Smith 61), Ramsey (Wilson 61’), Norrington-Davies, Brooks (J. Williams 76') dhe Roberts (Bale 71’).
Shqipëria: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka (Veseli 46’), Çekiçi (Kallaku 76’), Bare (Laçi 76’), Abrashi, Lenjani (Trashi 61’); Balaj (Cikalleshi 60’) dhe Manaj (Seferi 77').
73' Portieri Selmani tregon vlerat e tij, duke e shpëtuar një gol të sigurtë. Williams nga rreth 20 metra dërgon një projektil por Selmani e befasishme se sie ka ndalur goditje në këndin e epërm të majtë.

71’ Gareth Bale futet në lojë dhe ky mund të jetë edhe kërcënim për Shqipërinë.

68' Wilson rrezikon portën e Shqiprëisë por topi shkon jashtë shtyllës së mjatë pingule.

64’ Mbi 4 mijë shikues në stadium, po shohin lojë të mirë por me pak, raste shënimi.

Uellsi – Shqipëria 0:0
Stadiumi “Cardiff City” në Cardiff.
Gjyqtar: N. Doyle (Irlanda).
Shikues: 4.000.
Kartona të verdhë: Brooks, Norrington-Davies – Ismajli, Abrashu, Manaj.
Uellsi: Hennessey, Ampadu, Mepham, Davies (Rodon 61’), Williams, Levitt, Allen, Ramsey (Wilson 61’), Norrington-Davies, Brooks (Smith 61’) dhe Roberts.
Shqipëria: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka (Veseli 46’), Çekiçi, Bare, Abrashi, Lenjani (Trashi 61’); Balaj (Cikalleshi 60’) dhe Manaj.

61' Nuk ka ende gola, lojë e luftuar.

57' Sërish tensione në fushë dhe të panevojshme! Njëri nga lojtarët e Uellsit rrëzon selektorin e Shqipërisë.

53' Lojë e luftuar por pa gol deri me tash. Uellsi po sulmon.

49' Shqipëria luan me kujdes të madh.

 47' Pritet lojë më e mirë në pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Uellsi - Shqipëria 0:0.

Në minutën e 37-të, pati tensione, shtyrje mes lojtarëve në fushë por fatmirësisht gjakrat u qetësuan shpejtë. Me këtë, rast gjyqtari irlandez ndëshkoi me karton të verdhë Brooks të Uellsit dhe Manajn e Shqipërisë.

40' Shqipëria po tregohet më e rrezikshme.

37' Tensione në fushë, përplasen lojtarët e Shqipërisë dhe të Uellsit, por gjithçka qetësohet.  

35' Kuqezinjtë po tregojnë lojë të mirë dhe patën një rast të mirë përmes Manajt në minutën e 17-të.

Uellsi – Shqipëria 0:0
Stadiumi “Cardiff City” në Cardiff.
Gjyqtar: N. Doyle (Irlanda).
Kartona të verdhë: Ismajli.
Uellsi: Hennessey, Ampadu, Mepham, Davies, Williams, Levitt, Allen, Ramsey, Norrington-Davies, Brooks dhe Roberts.
Shqipëria: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Çekiçi, Bare, Abrashi, Lenjani; Balaj dhe Manaj.
32' Angazhim e lojë e mirë.

29′ Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

28' Lojë me ritëm, të dy Kombëtaret kërkojnë epërsinë.

24' Lojë e mirë nga të dy kombëtaret, rezultati 0:0.

20' Shqipëria kërcënon në Cardiff me rastin e Manajt.

17'  Rey Manaj manovron mirë, del në pozitzë ideale por nga afërsia gjuan mbi portë.

14' As Uellsi as Shqipëria nuk po tregohen të rrezikshme.

11' Shqipëria po e qarkullon topin mjaft mirë.

8' Rey Manaj me shokë orvatet të befasojë rivalin por pa sukses.

5' Shqipëria po luan mjaft mirë, ndërsa Uellsi kërkon të sulmojë.

2' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja. Uellsi - Shqipëria, atmosferë brilante, mijëra shikues në stadium 

 Inotonohet himni!

Shqipëria kërkon rezultat pozitiv në miqësoren me Uellsin, e cila luhet sot në stadiumin “Cardiff City” në Cardiff. 

Kombëtarja shqiptare është e mobilizuar për fitore ndaj një Uellsi mjaft të mirë.   

Uellsi – Shqipëria

Stadiumi “Cardiff City” në Cardiff.

Gjyqtar: N. Doyle (Irlanda).
Uellsi: Hennessey, Ampadu, Mepham, Davies, Williams, Levitt, Allen, Ramsey, Norrington-Davies, Brooks dhe Roberts.
Shqipëria: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Çekiçi, Bare, Abrashi, Lenjani; Balaj dhe Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat