Manchester City dominon Premier League

Futboll

Manchester City dominon Premier League

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 19:14
Manchester City dominon Premier League

Si fitues i Premier League, e treta në 5 vite të Pep Guardiolas në Angli, Manchester City dominon në formacion e vitit.

Plot 6 lojtarë  të “Qytetarëve” jane pjesë e 11 më të mirëve të sezonit.

Në prapavijë janë 4 futbollistë të Sitit, me Joao Cancelo, Ruben Diaz, John Stones në mbrojtje, si dhe Ederson në portë.

Luke Shaw i Manchester United plotëson katërshen e mbrojtjes.

Mesfusha përbëhet nga tre lojtarë dhe të zgjedhurit janë Ilkay Gundogan, Kevin de Bruyne dhe Bruno Fernandes, ndërsa në sulm vend fituan Mohamed Salah, Harry Kane dhe Son i Tottenham.

Edhe pse fituan Champions League, asnjë lojtar i Chelsea nuk bën pjesë në formacionin e vitit.

Manchester City është ekipi që ka fituar edhe më shumë vlerësime individuale, pasi Ruben Dias u shpall lojtari vitit në Premier League, Phil Foden doli talenti i vitit, ndërsa Pep Guardiola menaxheri më i mirë i sezonit.

Erik Lamela ka fituar çmimin e golit të sezonit në Premier League. Realizimi i tij ndaj Arsenalit më 14 mars të këtij viti është vlerësuar si goli më i mirë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat