Solskjaer i bën thirrje Man United: Nuk mund të rrimë duarkryq

Futboll

Solskjaer i bën thirrje Man United: Nuk mund të rrimë duarkryq

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:17
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i ka bërë thirrje klubit që të bëjë investime të rëndësishme këtë verë.

Solskjaer i ka dërguar një mesazh të qartë pronarëve të Djajve të Kuq, duke thënë se nuk mund të rrinë duarkryq këtë verë.

Pavarësisht vendit të dytë në Premier League, kishte akoma shumë diferencë mes United dhe kampionëve të City-t.

“Ne dolëm të dytët, por jemi shumë larg atyre që fituan. Duhet të përforcohemi. Sigurisht, diçka do të ndodhë në merkato”, ka thënë norvegjezi.

“Bota ka ndryshuar shumë në 15-16 muajt e fundit, por ne duhet të bëjmë disa lëvizje në merkato. Nuk mund të qëndrojmë në vend. Skuadra duhet përforcuar vazhdimisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat