Katër gola dhe një shtyllë në Pragë, ky është rezultati i Shqipërisë

Futboll

Katër gola dhe një shtyllë në Pragë, ky është rezultati i Shqipërisë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:50
Katër gola dhe një shtyllë në Pragë, ky është rezultati i Shqipërisë

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur me rezultat 3:1 nga Republika e Çekisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë. 

Në minutën e 15-të, portieri Selmani shpëton gol të sigurtë. 

Ai mbron një rast të qind për qindtë të futbollistit Jankto. 

Në minutën e 18-të, Schik nga rreth 12-13 metra godet fortë dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0 për Çekinë. 

Në minutën e 25-të, Ismajli i pasigurt, gabon, megjithatë Masopust nuk arriti të shënoi, ishte me fat të madh Shqipëria. 

Në minutën e 42-të, Sokol Cikalleshi nga rreth 26-27 metra shënoi eurogol në këndin e djathtë, 1:1. 

Portieri i Çekisë, Vaclik, vetëm me sy e përcolli topin se si futej në rrjetë.

Në minutën e 68-të, Masopust nga rreth 18 metra shënoi gol në këndin e poshtëm të djathtë. Topi godet shtyllën dhe futet në rrjetë. 

Në minutën e 89-të, Celustka me kokë thellon fitoren në 3:1.

Në fund të takimit, Bare qëllon shtyllën e majtë të Çekisë, me fat çekët. 

Çekia shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj kuqezinjve.

Çekia – Shqipëria 3:1
Stadiumi “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë. 
Gjyqtar: P. Kralovic (Sllovakia).
Kartona të verdhë: Soucek - Abrashi
Shënues: Schik (18’), Masopust (68’), Celustka (89’) – Cikalleshi (42’).
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral (Holes 64’), Soucek, Masopust (Pesek 74’), Darida (Barak 74’), Jankto (Hlozek 64’) dhe Schik (Pekhart 64’).
Shqipëria: Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi (Lenjani 72’), Kallaku (54’), Bare, Abrashi (Lapi 81’), Veseli (Doka 71’), Cikalleshi (Seferi 81’) dhe Manaj (Balaj 81’).
89’ Celustka me kokë thellon rezultatin në 3:1.

87' Shqipëria po mundohet por pa sukses.

82' Balaj me kokë nga afërsia por pa sukses.

74'  Shqipëria kërkon barazimin.

Çekia – Shqipëria 2:1
stadiumi “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë. 
Gjyqtar: P. Kralovic (Sllovakia).
Kartona të verdhë: Soucek - Abrashi
Shënues: Schik (18’), Masopust (68’) – Cikalleshi (42’).
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral (Holes 64’), Soucek, Masopust, Darida, Jankto (Hlozek 64’) dhe Schik (Pekhart 64’).
Shqipëria: Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi (Lenjani 72’), Kallaku (54’), Bare, Abrashi, Veseli (Doka 71’), Çikalleshi dhe Manaj.
 

70' Cikallesgi prapë rrezikon nga 25 metra, mezi mbron portieri çek.

68' Masopust nga rreth 18 metra shënoi gol në këndin e poshtëm të djathtë. Topi godet shtyllën dhe futet në rrjetë. 

66' Çekia po has në telashe me mbrojtjen shqiptare.

62' Schik kërcënon portën shqiptare por portieri Selmani reagon bukur.

61' Lojë mjaft e mirë nga të dy kombëtaret.

56' Tensione në fushë. Edy Reja, selektor i Shqipërisë, rrëzohet nga një futbollist i Çekisë.

54’ Shqipëria bën zëvendësimin e parë. Çekiqi futet në vend të Kallakut.
Çekia po e ndjen presionin.

47' Shqipëria po tregon lojë shumë të mirë.

Shqipëria për gjatë gjithë pjesës së parë nuk ishte e rrezikshme, por mjaftoi një goditje e Cikalleshit për të lënë të shtangur portierin çek. Eurogol.

Përfundon pjesa e parë, Çeki - Shqipëri 1:1.

42' Sokol Cikalleshi papritur godet nga 26-27 metra dhe shënon eurogol në këndin e epërm të portierit të Çekisë,Vaclik, i cili vetëm me sy e shikoi topin se si futej në rrjetë.

41' Çekia shumë më e mirë në këtë miqësore, më kërkuese.

Çekia – Shqipëria 1:1
stadiumi “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë. 
Gjyqtar: P. Kralovic (Sllovakia).
Shënues: Schik (18’) - Cikalleshi (42').
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto dhe Schik.
Shqipëria: Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi dhe Manaj.

39' Shqipëria asnjë rast por në anën tjetër falë portierit nuk ka pësuar më shumë gola.

36'  Portieri Selmani është figura qendrore të Shqipëria.

33' Schik me bashkëlojtarë jashtëzakonisht i rrezikshëm.

30' Kuqezinjtë në sprovë të madhe, po dominon Çekia.

28' Çekia shumë më e rrezikshme.

25’ Ismajli i pasigurt, gabon, megjithatë Masopust nuk arriti të shënoi, fat i madh për Shqipërinë.

20' Shqipëria në presion.

18'  Patrik Schick nuk fal nga rreth 12-13 metra, duke goditur me të brendshme e tij dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0.

15’ Portieri Selmani hero, mbron një rast të qind për qindtë të Jankto.

11' Çekia po tregohet e rrezikshme.

 9' Asnjë rast ideal deri me tash, por që të dy Kombëtaret po provojnë.

7' Lojë e baraspeshuar.

 4' Shqipëria po luan mirë dhe po sulmon përmes Cikalleshit.

2' Çekia tenton që të sulmojë.

1’ Fillon ndeshja, pritet lojë e hapur dhe  fortë.

Çekia – Shqipëria 0:0
stadiumi “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë. 
Gjyqtar: P. Kralovic (Sllovakia).
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto dhe Schik.
Shqipëria: Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi dhe Manaj.

Kombëtarja e Shqipërisë pas barazimit (0:0) në Cardiff me Uellsin, kërkon rezultat pozitiv edhe në miqësoren tjetër, kundër Republikës së Çekisë.

Ndeshja luhet në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë. 

Kuqezinjtë janë mirë të përgatitur, 

Selektori i Shqipërisë, Edy Reja, kërkon më të mirën e mundshme nga djelmoshat e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat