Udinese është në telashe serioze

Futboll

Udinese është në telashe serioze

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:20
Udinese është në telashe serioze

Klubi i Serie A, Udinese është në telashe serioze pasi është hapur një hetim për kontratën e qirasë së stadiumit të ri ‘’Dacia Arena’’.
E gjithë situatat kthehet pas në vitin 2013, kur klubi siguroi një kontratë qiraje 99 vjeçare në stadiumin që dikur quhej ‘’Friuli’’ në të cilin më pas u investuan 48.5 milionë euro për tu kthyer në ‘’Dacia Arena’’.

Hetimi është hapur mbi emrat e të drejtave dhe mirëmbajtjen vjetore teksa friulanët rrezikojnë dhe të largohen nga stadiumi i tyre. Vetë drejtori i klubit, Albero Rigoto reagoi duke ju hakërryer këshillit të qytetit se më parë duhet tu kthejnë paratë e investuara dhe më pas do të largohen.

‘’Ne nuk do të kërkojmë ndonjë dëm, por vetëm kthimin e shumës që kemi investuar para kohe, rreth 48.5 milion euro. Ka të tjerë në zonë që do të na mirëpresin me krahëhapur. Ne tashmë jemi në kontakt dhe mund të ndërtojmë një stadium diku tjetër’’, u shpreh Rigoto.

Shumica e stadiumeve në Itali janë në pronësi dhe drejtohen nga këshilli lokal, me klubet që i japin me qira vetëm për ditën e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat