Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para sfidës me Gambinë 

Futboll

Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para sfidës me Gambinë 

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 22:23
Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para sfidës me Gambinë 

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antali para miqësores së radhës kundër Gambisë, e cila zhvillohet nesërmbrëma në orën 19:00. Edhe gjatë kësaj stërvitje futbollistët kanë punuar me zell të madh, teksa kanë aplikuar në praktikë të gjitha instruksionet e përzgjedhësit Challandes.

Ndeshja me Guinenë i ka shërbyer ekipit që të jetë më kompakt dhe tani pritet që lëshimet e bëra në ndeshjen paraprake të evitohen, në mënyrë që të nxirret rezultat pozitiv, edhe pse Gambia vlerësohet si një ekip që luan taktikisht mjaft mirë dhe nuk hapet shumë gjatë lojës. Gjithsesi, atmosfera dhe harmonia brenda ekipit të Dardanëve është e mirë dhe të gjithë presin që në ndeshjen e nesërme të japin maksimumin e tyre dhe të bëjnë paraqitje sa më të mirë.

"Ne kemi luajtur kundër Guinesë. Ishte ekip i mirë, lojë e mirë. Nuk ishte lojë e lehtë për ne. Tani do të luajmë kundër Gambisë. Kemi këtu në Turqi disa ekipe tjera të Afrikës si Togo, Nigeri dhe i kemi parë rezultatet e tyre. Gambia ka fituar kundër Guinesë.

Kjo do të thotë se Gambia është po ashtu një ekip shumë i mirë, i fortë. Ata fituan 1:0. Për ne do të jetë një tjetër ndeshje interesante dhe e vështirë. Gambia ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi.

Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera. Gjithsesi, mendoj se ekipi është mirë dhe ka bërë punë të mirë.

Nuk kemi stërvitur shumë sepse ka qenë e pamundur.

Një ditë pas ndeshjes kemi bërë rikuperim të mirë, por edhe sot stërvitje me intensitet të mirë, por jo shumë të rëndë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të shohim se si lojtarët tanë mund të luajnë për herën e dytë në të njëjtën javë, në këtë periudhë. Ndoshta nuk jemi në formën e jashtëzakonshme fizike, por lojtarët tashmë kanë bërë punë të mirë.

Ata janë të gatshëm për të luftuar dhe nëse duhet të ndryshojmë deri në gjashtë lojtarë, ne do ta bëjmë. Do ta shohim se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresoj që ne ta luajmë futbollin tonë, të provojmë të qëndrojmë mirë në mbrojtje dhe të kemi ndoshta edhe posedimin e topit e të provojmë të krijojmë më shumë mundësi shënimi.

Kundër Guinesë ishte mirë. Do të provojmë edhe nesër të luajmë ndeshje të mirë. Duhet të jetë për secilin lojtar një eksperiencë e mirë këtu në Turqi", tha Challandes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat