Kancelarja gjermane: Jam duke pritur ndeshjet e juaja

Futboll

Kancelarja gjermane: Jam duke pritur ndeshjet e juaja

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 22:37
Kancelarja gjermane: Jam duke pritur ndeshjet e juaja

Angela Merkel, Kancelarja gjermane, ka zhvilluar një takim virtual me futbollistët e kombëtares së Gjermanisë.

Ajo i ka uruar fat ekipit para fillimit të Kampionatit Evropian. Merkel ka besim të djelmoshat që ka në dispozicion Joachim Low. Ajo beson se Gjermania mund të mbërrijë shumë në Euro 2020.

“Jam duke pritur ndeshjet e juaja. Kemi një start shumë të vështirë por unë do të mbajë gishtat lidhur dhe besoj që ekipi do të mbërrijë lartë”, deklaroi Merkel.

Gjermania e nis Evropianin me 15 qershor kundër Francës, më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat