Gerard Pique: Ditën që unë ndaloj së luajturi për Barcelonën, do të largohem nga futbolli

Futboll

Gerard Pique: Ditën që unë ndaloj së luajturi për Barcelonën, do të largohem nga futbolli

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:25
Gerard Pique

Gerard Pique ka deklaruar se nëse do të largohet nga Barcelona do të pensionohet.

Pique ka folur për transferimin e tij në një skuadër tjetër, ku ka aluduar se nëse vjen dita që ai të largohet, atëherë ai do të pensionohet.

Spanjolli deklaroi se atij nuk i interesojnë paratë, dhe nëse Koeman i thotë të largohet, ai do ta bëjë menjëherë.

“Ditën që unë ndaloj së luajturi për Barcelonën, do të largohem nga futbolli. Unë kurrë nuk do të luaj për ndonjë skuadër tjetër, ka lojtarë që lëvizin për para dhe arsye të tjera. Por nëse nesër Koeman më thotë se duhet të largohem, atëherë unë do të largohem”, tha Pique.

“Kritika është një pjesë e futbollit. Kur ndodheni në një fushë, ju e dini se nga çfarë jeni të ekspozuar. Futbolli është gjëja më sentimentale që ekziston dhe varet edhe nga politikëa. Ju duhet të pranoni kritikën”, përfundoi Gerard Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat