Immobile flet pas fitores ndaj Turqisë

Futboll

Immobile flet pas fitores ndaj Turqisë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:51
Ciro Immobile

Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile, ka folur në një intervistë pas ndeshjes kundër Turqisë.

Immobile ishte njëri ndër protagonistët kryesorë, në fitoren e Italisë kundër Turqisë me rezultat 3-0.

31- vjeçari, realizoi gol në min e 66’, dhe asistoi në golin e Lorenzo Insignes në min e 79, sulmuesi pas ndeshjes tha:

“Ne treguam durim në pjesën e parë. Turqia është një skuadër e fortë, që u shkakton probleme ekipeve të mëdha”.

“Ne u përpoqëm t’i lodhnim ata, duke lëvizur topin majtas dhe djathtas, duke u përpjekur t’i përhapnim. Për fat të keq, ne rregullisht luftonim për të thyer mbrojtjen e tyre ”

Italia e nisi me fitore aventurën e saj në “Euro 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat