Mbrojtësi i Turqisë bën histori me autogolin kundër Italisë

Futboll

Mbrojtësi i Turqisë bën histori me autogolin kundër Italisë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Mbrojtësi i Juventusit shënoi golin e parë të ndeshjes, por jo në portën e kundërshtarit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Turqisë Merih Demiral ka bërë histori në Kampionatin Evropian Euro 2020, ku për herë të parë në një ndeshje hapëse të kësaj gare, goli i parë është autogol.

Demiral e zhbllokoi i pari rezultatin në stadiumin “Olimpico”, duke shënuar gol në portën e tij në minutën e 53’, për t’ia dhënë epërsinë Italisë.

Ndeshjen e fituan italianët, me rezultat të përgjithshëm 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat