E habitshme: Italia ka fanellat e para të kaltërta edhe pse kjo ngjyrë s’figuron në flamurin e tyre?

Futboll

E habitshme: Italia ka fanellat e para të kaltërta edhe pse kjo ngjyrë s’figuron në flamurin e tyre?

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 00:16
Italia

Italia e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Evropian duke fituar 0:3 ndaj Turqisë. Edhe pse ndeshja u luajt në “Olimpico” të Romës, Italia ishte në cilësinë e mysafirit dhe për këtë arsye kishin veshur fanellat e dyta me ngjyrë të bardhë.

Por, fanellat e para të ekipeve sportive të Italisë janë me ngjyrë të kaltër. Kjo është e çuditshme për shumëkë pasi ngjyra e kaltër nuk figuron në ngjyrat e flamurit italian. Ngjyrat që figurojnë në flamurin e Italisë janë e gjelbërta, e bardha dhe e kuqja.

Ngjyra e kaltër ishte ngjyra që reprezentonte Familjen Mbretërore të Italisë. Ekipet sportive italiane kanë fanellat e para me ngjyrë të kaltër që nga kohërat para-republikane. E kaltërta ishte ngjyra zyrtare e Familjes Mbretërore Savoy dhe ky nderim për monarkinë italiane ka mbijetuar edhe sot e kësaj dite.

Por, Italia nuk është e vetmja kombëtare që ka fanellat e para ngjyrë ndryshe nga ato që figurojnë në flamur.

Është Gjermania që ka fanellat e para të bardha, ndryshe nga ngjyrat e flamurit që i ka zi, kuq dhe verdhë. Po ashtu edhe Holanda ka fanellat e para ngjyrë portokalli, ndërsa ngjyrat e flamurit holandez janë e kuqe, e bardhë dhe e kaltër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat