Ish-deputeti: Italia këtë vit nuk ka yje

Futboll

Ish-deputeti: Italia këtë vit nuk ka yje

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 00:58
Blerand Stavileci 

Politikani Blerand Stavileci ka thënë se ky Kampionat Evropian pritet të jetë mjaft i nivelizuar.

Sipas tij, Evropiani është shumë më cilësor sesa Kampionati Botëror.

“Kampionati Evropian në futboll edhe ai Botëror janë ngjarjet kryesore të futbollit, por kualiteti dhe ndeshjet që luhen në Evropian janë shumë më cilësore, kurse në Botëror në fazën e grupeve mund të qëllojnë ekipe kombëtare më të dobëta. Këtë vit ndeshjet pritet të jenë mjaft të nivelizuara”.

“Italia këtë vit më është dukur ndryshe, unë po e shoh ndoshta më ndryshe. Këtë vit nuk kanë yje, pos dy qendërmbrojtësve. Nuk e mbaj në mend që në sulm të jetë një treshe si kjo – njëri luan tek Lazio, njëri tek Sassuolo e tjetri tek Napoli – e ku jemi mësuar të kemi lojtarë nga katërshja e madhe e kampionatit italian”.

Stavileci tha se mungojnë dy yje të Italisë në këtë kampionat.

“Buffon dhe Del Piero është e vërtet që më mungojnë, por është Donnaruma që tashmë është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat