Xhaka dhe Rui Patricio janë dy përforcimet e para

Futboll

Xhaka dhe Rui Patricio janë dy përforcimet e para

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:03
Xhaka dhe Rui Patricio janë dy përforcimet e para

Roma e re e Mourinhos po lind. Xhaka dhe Rui Patricio janë dy përforcimet e para, dy lojtarë të kërkuar posaçërisht nga trajneri portugez, për të cilët po zhvillohen negociatat, pothuajse në përfundimin e suksesshëm. Të dyja nënshkrimet e para të Romës së “Special One” do të zyrtarizohen menjëherë pas Kampionatit Europian. Si portieri i Portugalisë, edhe kapiteni shqiptar i Zvicrës janë të përfshirë në kompeticionin kontinental, i cili filloi dje.

Mourinho i njeh mirë, të dy luajnë në Premier League. Xhaka bën pjesë në grupin e Italisë dhe do ta shohim në veprim kundër axurrëve të mërkurën e ardhshme në “Olimpico”. Dje mesfushori praktikisht i tha lamtumirë Arsenalit: “Ka qenë një vit i mirë për mua personalisht, gjithmonë kam luajtur, por rezultati në fund të sezonit është padyshim shumë i hidhur dhe zhgënjyes. Sigurisht që kishte një seri problemesh, që nuk janë zgjidhur. Por tani nuk ka kuptim të shoh mbrapa”.

Mesfushori shqiptar ishte një nga përforcimet e para të kërkuara nga Mourinho dhe tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin verdhekuq.

Ai do të ketë një kontratë 4-vjeçare, me 2.5 milionë në sezon, plus bonuse, me opsion edhe vitin e pestë. Roma duhet të finalizojë marrëveshjen me Arsenalin në bazë të 18 milionëve, midis pjesës fikse dhe shpërblimeve lehtësisht të arritshme. Këtë sezon, Xhaka luajti titullar i rregullt dhe bëri 45 paraqitje me Arsenalin. Këto ditë ai po njihet me atmosferën e kryeqytetit, sepse Zvicra e ka vendosur selinë e saj në “Tre Fontane” për Europianin.

Ka pasur një ndjenjë të shkëlqyeshme midis Mourinho dhe Xhakës për disa vite, pavarësisht se ata ishin gjithmonë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë. Mesfushori po pret të punojë me portugezin dhe ka një marrëveshje me Arsenalin, sipas të cilës do të lirohet në rast të një oferte të pranueshme. Detajet përfundimtare midis dy klubeve duhet të zgjidhen, përpara se të zyrtarizohet transferimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat