Pesë futbollistë të Venezuelës me koronavirus

Futboll

Pesë futbollistë të Venezuelës me koronavirus

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:05
Pesë futbollistë të Venezuelës me koronavirus

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe më pas të përballeshin edhe me kërkesa të shumta publike për anulimin e evenimentit.

Por kur dukej se ishin zgjidhur të gjithë pikëpyetjet dhe pritej starti i eventit me sfidën mes Brazilit e Venezuelës, nga kampi i këtyre të fundit ka ardhur një lajm që ka tronditur sërish organizatorët e Copa America-s.

Kështu plot 5 futbollistë të Venezuelës kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit në testet e zhvilluar së fundi, ndërsa shqetësimi mbetet i madh, pasi dyshohet se edhe të tjerë lojtarë mund të jenë prekur, duke qenë se të gjithë kanë qëndruar bashkë prej javësh.

Në orët e ardhshme pritet që të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i Venezuesës t’i nënshtrohen një tjetër testimi, tanimë me shpresën që nuk do të ketë raste të tjera pozitive, pasi në të kundërt rrezikohet seriozisht zhvillimi i ndeshjes hapëse ndaj Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat