Emocione

Futboll

Emocione

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:06
Emocione

Italia e nisi në mënyrë perfekte Europianin 2020, duke marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse në stadiumin “Olimpico”, ndërsa trajneri Roberto Mancini u shfaq mjaft i kënaqur me performancën e të tijve.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, madje edhe në pjesën e parë kur nuk arritëm të shënonim., Kishim kontrollin e lojës gjatë gjithë 90 minutave dhe nuk i lamë thuajse asnjë mundësi kundërshtarit të na rrezikojë. Nuk ishte e lehtë, pasi Turqia është një kundërshtar i fortë dhe për më tepër ishte një ndeshje debutuese, ku ka gjithmonë emocione. Megjithatë publiku na ndihmoi shumë dhe bëmë një ndeshje vërtetë të mirë”, u shpreh trajneri i “axurrëve”.

Pas mungesës së bujshme në Kupën e Botës Rusi 2018, me suksesin ndaj |Turqisë Italia konfirmoi se është aty, gati për të synuar ngritjen e trofeut, megjithatë Mancini “fluturon ulët” dhe shprehet se kanë mbetur edhe 6 ndeshje nga finalja, ndaj duhet qëndruar me këmbë në tokë.

“Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim mirë, për t’u dhënë kënaqësi të gjithë italianëve, që mezi e prisnin një ndeshje të tillë. Shpresoj të kemi të tjera mbrëmje si kjo, por të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi “Wembley” është 6 ndeshje larg”, tha Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat