Vashat e Kosovës me kamp përgatitor, ftohen 29 futbolliste

Futboll

Vashat e Kosovës me kamp përgatitor, ftohen 29 futbolliste

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:07
Vashat e Kosovës me kamp përgatitor, ftohen 29 futbolliste

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave tash e dy ditë ka nisur grumbullimin përgatitor për ciklin kualifikues të Kampionatit Botëror 2023.

Ky grumbullim po mbahet në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali dhe do të zgjasë deri më 15 qershor, derisa përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka në dispozicion 29 futbolliste, me të cilat së bashku me stafin e saj po punojnë me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet që fillojnë në shtator.

Për herë të parë pjesë e Kombëtares janë tri futbolliste: Elizabeta Ejupi nga London City Lionesses, Venera Rexhi nga Mallbackens IF dhe Albulena Gashi nga ASD Portogruaro Calcio.

Në kuadër të përgatitjeve nesër do të zhvillohet një ndeshje testuese, ku lojtaret e grumbulluara do të ndahen në dy ekipe dhe kësisoj do të kenë mundësi për të treguar formën e tyre momentale.

Ndeshjet e para kualifikuese Dardanet do t’i zhvillojnë në fillim të shtatorit, fillimisht kundër Shqipërisë e më pas kundër Norvegjisë.

Lista e futbollisteve:
Florentina Kolgeci
Lavdije Behramaj
Erda Podvorica
Albulena Fejza
Liridonë Syla
Lumbardha Misini
Donjeta Halilaj
Verona Berisha
Feride Kastrati
Agnesa Gashi
Blerta Shala
Kaltrina Biqkaj
Erjona Emerllahu
Fatlinda Rama
Fortesa Berisha
Marigonë Tahiri
Edona Kastrati
Modesta Uka
Erëleta Memeti
Viola Avduli
Venera Rexhi
Drita Çelaj
Argnesa Rexhepi
Albulena Gashi
Elizabeta Ejupi
Alketa Rama
Rita Olluri
Elmedina Avdili
Blerta Smaili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat