Frikë nga Zvicra

Futboll

Frikë nga Zvicra

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:31
Frikë nga Zvicra

Trajneri i Uellsit, Rob Page është deklaruar për takimin që e zhvillojnë me Zvicrën në ndeshjen hapëse në Euro 2020.

Uellsianët do të kenë një përballje aspak të lehtë në letër, derisa takimi me Helvetikët do luhet sot (e shtune) nga ora 15:00.

Para ndeshjes Page ka thënë se e di çfarë i pret ndaj Zvicrës, që është një skuadër sulmuese dhe se Italia është favorit i grupit dhe këtë e tregoi edhe mbrëmë në fitoren 3-0 ndaj Turqisë.

“Sot do të përballemi me një ekip shumë sulmues si Zvicra. Kuptohet, Italia është ndoshta favoritja e grupit”, ka thënë strategu i Uellsit.

“Ne duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarëve, por gjithashtu po i afrohemi sfidës në formë të mirë. Skuadrat do të na respektojnë për këtë”.

“Kemi treguar në të kaluarën që mund të luajmë 3-4-3. Kam dy sulmues të deklaruar dhe një numër 9 fals”.

“Gjithashtu mund të luajmë me një mbrojtje me katër. E kam pasur në mendje formacionin prej disa javësh”.

“Respekt për kundërshtarët e radhës, por pa harruar ambiciet e Zvicrës, e cila synon gjithnjë e më lart”, ka shtuar më tej Page.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat