Dita e shqiptarëve në Euro 2020

Futboll

Dita e shqiptarëve në Euro 2020

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:47
Dita e shqiptarëve në Euro 2020

Pas hapjes spektakolare mbrëmjen e djeshme në “Olimpiko” të Romës, Kampionati Evropian vazhdon sot me tre ndeshje që luhen në grupet A dhe B.

Të parët në fushë (ora 15:00) do të jenë futbollistët e Uellsit dhe Zvicrës që janë në Grupin A së bashku me Italinë dhe Turqinë të cilët mbrëmë luajtën mes tyre (3: 0).

Zviceranët, ku luajnë dhe disa shqiptarë, me Granit Xhakën, që mban shiritin e kapitenit, pastaj Xherdan Shaqirin e Admir Mehmedin, shihen si favorit në këtë duel i cili do të luhet para 35,000 spektatorëve në stadiumin “Olimpik” në Baku.

Ndryshe nga Uellsi, të cilët kanë patur luhatje në formë kohët e fundit, zviceranët kanë festuar në gjashtë ndeshjet e fundit, duke përfshirë ndeshjet e Ligës së Kombeve, kualifikueset e Kupës së Botës dhe ndeshjet miqësore, dhe janë në një humor të shkëlqyer për duelin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat