Teuta largon tre lojtarë

Futboll

Teuta largon tre lojtarë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:55
Martini

Teuta nis spastrimet. Kështu duket në plan të parë, porn ë fakt kemi të bëjmë me mungesë akordi dypalësh për rinovim. Kështu, nga dita e sotme nuk do të jenë pjesë e kampionëve të Shqipërisë tre futbollistë. Ata do ta kërkojnë fatin diku tjetër, pasi nuk kanë pranuar të luajnë me “djemtë e detit” as në Kupat e Europës. Ka qenë klubi durrsak, që ka njoftuar “divorcin” mes falenderimesh:

“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin anësor Aleksander Kours, i cili nga sot nuk është më pjesë e skuadrës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen.

KF Teuta falenderon Aleksander Kours për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Kuros meriton një vend në historinë e bregdetarëve për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”.

I njëjti tekst falënderimi dhe mirënjohje edhe për Denis Pjeshkën e Iran Gonçalves për kontributin e dhënë me fanellën e durrsakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat