Grumbullimi i Benzemas nuk shkaktoi probleme

Futboll

Grumbullimi i Benzemas nuk shkaktoi probleme

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:30
Grumbullimi i Benzemas nuk shkaktoi probleme

Franca do të nisë rrugëtimin e saj në Europian më datë 15 qershor teksa përballet me Gjermaninë.

Gjelat, do të kërkojnë të përsërisin suksesin e Kupës së Botës, ndërsa me vete këtë herë kanë edhe një si Karim Benzema. Sulmuesi u rikthye në kombëtare pas shumë kohësh, ndërsa trajneri Didier Deshamp, shprehet se grumbullimi i tij nuk shkaktoi probleme në grupin e lojtarëve.

“Ishte e rëndësishme të flisja me Benzema përpara, por ajo që thamë do të mbetetes nesh. Grumbullimi i tij nuk ka shkaktuar asnjë lloj tensioni. E kuptoj që rikthimi i tij është i zhurmshëm mediatikisht, por në brendësi të skuadrës u prit në mënyrë natyrale nga të gjithë.

Nuk jemi më pak të fortë pa të, por me të jemi më të fortë. Benzema na jep më shumë mundësi në sulm, ai shënon dhe i bën të tjerët të shënojnë. Duhet të përmirësojmë marrëveshjen mes sulmuesve në fushë, por sërish janë mirë”, u shpreh Deshamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat