Topalli tregon fjalët që Bernard Challandes iu ta para dhe pas ndeshjes me Gambinë

Futboll

Topalli tregon fjalët që Bernard Challandes iu ta para dhe pas ndeshjes me Gambinë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 12:58
Topalli tregon fjalët që Bernard Challandes iu ta para dhe pas ndeshjes me Gambinë

Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmjen e së premtes e ka mposhtur Gambinë me rezultat minimal 1-0, në duelin miqësor të zhvilluar në qytetin Side të Turqisë.

Golin e vetëm për “Dardanët” e realizoi sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha, në minutën e 80’ të takimit.

Pas ndeshjes për “inFokus”, ka folur Jetmir Topalli, i cili luajti 90 minuta në këtë përballje.

Ai ka zbuluar fjalët emocionuese që u ka thënë Challandesi para dhe pas ndeshjes më Gambinë.

“Në fillim na tha që këtë lojë du që prej juve me fitu, du që me dhënë maksimumin, du që me ndje fanellën, me djersitë fanellën në maksimum dhe ne atë gjë e bëmë dhe dolëm për fitore”.

“Kurse në fund tha që është kënaqësi të ju kem juve pranë, është një eksperiencë e mirë dhe shpresoj që t’ju ketë shërbyer kjo eksperiencë për të ardhmen për ekipet e juaja dhe për gjithçka tjetër”, tha Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat