Turqit nuk e imgjinonin kaq të fortë Italinë

Futboll

Turqit nuk e imgjinonin kaq të fortë Italinë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:08
Turqit nuk e imgjinonin kaq të fortë Italinë

Italia e nisi shumë mirë Europianin dhe pas 90 minutash duket e frikshme. Edhe shtypi turk duket se është bërë tifoz me “Axurrët”.

Gazeta Hurriiyet ka publikuar reagimet e ekspertëve turq pas ndeshjes, të cilët nuk i kanë kursyer elozhet për ekipin e Mancini-t.

“Natyrisht, do të mësojmë nga kjo ndeshje, por ka pak mundësi që të luajmë kundër një skuadre tjetër si Italia në dy ndeshjet kundër Uellsit dhe Zvicrës”, lexohet në radhët e Huriiyet.

“E kemi parë në çfarë niveli është Italia, kanë luajtur shumë mirë, duke fituar dhe luajtur me ritëm. Nuk e imgjinonim të ishte kaq e fortë. Asnjë skuadër, as Franca, nuk na ka dominuar në këtë mënyrë, ishte një gjë që nuk ndodhte prej vitesh”.

Me pak fjalë, Italia shihet si favorite nga Turqit pas mbrëmjes së Olimpico-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat