Vllaznia mbrojtësin e përfaqësueses malazeze

Futboll

Vllaznia mbrojtësin e përfaqësueses malazeze

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:40
Vllaznia mbrojtësin e përfaqësueses malazeze

Pasi mbylli sezonin në vendin e dytë dhe me trofeun e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia ka nisur tashmë përgatitjet për një përfaqësim sa më dinjitoz në kompeticionet europiane dhe në edicionin e ardhshëm të Superiores.

Kuqeblutë kanë zyrtarizuar sot edhe afrimin e parë të këtij sezoni merkatoje, teksa bëhet fjalë për mbrojtësin malazez Darko Bulatoviç, i cili ka firmosur për një sezon me shkodranët dhe ka bërë edhe prezantimin me fanellën kuqeblu.

Mbrojtësi që në shtator do të festojë ditëlindjen e 32-të, ka qenë pjesë e Sutjeska Nikshiq në kampionatin malazez gjatë tre sezoneve të fundit, ndërsa vlen të theksohet se është edhe pjesë e përfaqësueses së malit të Zi.

Darko Bulatovic ka një eksperiencë të konsiderueshme, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur në Poloni, Serbi e Islandë, ndërsa sezonin e ardhshëm do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes kuqeblu me Mevlan Adilin.

Nga ana tjetër klubi kuqeblu ka paralajmëruar për të tjerë afrime cilësore, që do të kompletojnë skuadrën jo vetëm për përfaqësim dinjitoz në Europë, por edhe për të synuar titullin kampion në Superiore sezonin e ardhshëm, duke qenë se këtë vit e humbën vetëm prej golavarazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat