Shaqiri asiston, Zvicra barazon me Uellsin e Bales

Futboll

Shaqiri asiston, Zvicra barazon me Uellsin e Bales

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:41
Shaqiri asiston, Zvicra barazon me Uellsin e Bales

(E plotësuar) - Futbollisti Xherdan Shaqiri asistoi në golin e Kombëtares së Zvicrës, e cila barazon me rezultat 1:1 me Uellsin, në ndeshjen që u zhvillua në Baku, në kuadër të grupit A të Kampionatit Evropian 2020.

Ndeshje e mirë, me raste shënimi nga të dy Kombëtaret. 
Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka treguan angazhim e lojë të mirë me bashkëlojtarë të tjerë. 

E veçanta e pjesës së parë, të dy Kombëtaret patën raste, Zvicra dy dhe Uellsi një. 

Image

Moore në minutën e 15-të, por goditjen e tij me kokë e ndali portieri zviceran Sommer.  Edhe lojtari zviceran Schar gati realizoj në minutën e 20-të, megjithatë portieri Ward reagon shkëlqyeshëm me këmbë. 

Në fund të pjesës së parë Seferoviq në vend të portës së Uellsit gjuan  mbi të.

Image

Pjesa e dytë solli golat. Në minutën e 48-të, Breel Embolo nga 17 metra godet furishëm dhe portieri Ward reagon edhe më bukur, duke shpëtuar portën e tij.

Një minutë më vonë (49’) Xherdan Shaqiri si gjithmonë shpërthyes, harkimi i tij i shkëlqyer nga rivënia e këndit u finalizua me gol nga Breel Embolo. Embolo me kokë godet duke lënë të shtangur Uellsin, 0:1. Në minutën e 66-të, Xherdan Shaqiri largohet dhe në vend të tij futet Zakaria. 
Zvicra pas golit tërhiqet në mbrojtje dhe kjo edhe iu kushtojë.  Në minutën e 74-të, futbollisti më i rrezikshëm Kieffer Moore nga afërsia shënon me kokë pas asistimit të Morrell, 1:1. Në minutën e 85-të, Gabranoviq shënon për Zvicrën por anulohet goli i tij, pasi që ishte në pozitë jashtë loje. 
Ndeshja përfundon baras dhe secila mori nga në pikë.

Në grupin A, Italia kryeson me 3 pikë, pasojnë Zvicra dhe Uellsi me nga 1 dhe Turqia është në fund me 0 pikë. Të mërkurën e 16 qershorit Zvicra ndeshet me Italinë (21.00) dhe Turqia me Uellsin (18.00).

Uellsi-Zvicra 1:1
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues:Moore (74’) - Embolo (49’).
Kartona të verdhë: Moore - Schar, Mbabu.
Uellsi: Ward; C. Roberts, Roden, B. Davies, Mepham; Morrell, Allen, Ramsey (Ampadu 90+3’); James (Brooks 75’), Moore dhe Bale.
Zvicra; Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Xhaka (kapiten), Freuler, Rodriguez; Shaqiri (Zakaria 66’); Embolo dhe Seferoviq..

85' Mario Gavranoviç pas 20 sekondave që futet në lojë realizon, por gjyqtari pas shikimit të sistemit VAR anulon golin për shkak së ishte në pozitë jashtë loje. 

81' Ndeshja po shkon drejt barazimit.

77' Uellsi - Zvicra 1:1.

74’ Futbollisti më i rrezikshëm Kieffer Moore nga afërsia shënon me kokë pas asistimit të Morrell.

74' Moore me kokë shënon për rezultatin 1:1.

71' Zvicra synon ta ruajë epërsinë. Uellsi po sulmon.

66’ Xherdan Shaqiri largohet dhe në vend të tij futet Zakaria.

Uellsi-Zvicra 0:1
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Embolo (49’).
Kartona të verdhë: Moore - Schar, Mbabu.
Uellsi: Ward; C. Roberts, Roden, B. Davies, Mepham; Morrell, Allen, Ramsey; James, Moore dhe Bale.
Zvicra; Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Xhaka (kapiten), Freuler, Rodriguez; Shaqiri (Zakaria 66’); Embolo dhe Seferoviq. 

65' Embolo sërish i rrezkshëm por jashtë portës.

64' Uellsi po sulmon me të gjitha forcat por pa sukses.

Uellsi-Zvicra 0:1
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Embolo (49’).
Kartona të verdhë: Moore - Schar, Mbabu.
Uellsi: Ward; C. Roberts, Roden, B. Davies, Mepham; Morrell, Allen, Ramsey; James, Moore dhe Bale.
Zvicra; Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Xhaka (kapiten), Freuler, Rodriguez; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq. 
  60' Zvicra ka epërsinë, ka qetësinë.

55' Uellsi tenton për të barazuar rezultatin.

52' Zvicra po luan me siguri të plotë.

49’ Xherdan Shaqiri është shpërthyes, harkimi i tij i shkëlqyer nga rivënia e këndit u finalizua me gol nga Breel Embolo. Embolo me kokë godet duke lënë të shtangur portierin Ward.    

48’ Embolo nga 17 metra godet furishëm dhe portieri Ward reagon edhe më bukur, duke shpëtuar portën e tij.
47' Lojë e mirë dhe e fortë.

Përfundon pjesa e parë.

Zvicra u tregua më e mirë në periudhën e parë të lojës dhe ka pa pasur posedimin e topit 66 për qind për dallim nga Uellsi 34 për qind.
E veçanta, se të dy Kombëtaret patën rastet, Zvicra dy dhe Uellsi një.

Moore në minutën e 15-të, por goditjen e tij me kokë e ndali portieri zviceran Sommer.  Edhe lojtari zviceran Schar gati realizoj në minutën e 20-të, megjithatë portieri Ward reagon shkëlqyeshëm me këmbë. Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit po tregojnë lojë të mirë. Në fund të pjesës së parë Seferoviq në vend të portës së Uellsit gjuan  mbi të.

45’ Haris Seferoviq huq një rast ideal, i cili nga 7-8 metra gjuan mbi portën.

Uellsi-Zvicra 0:0
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Uellsi: Ward; C. Roberts, Roden, B. Davies, Mepham; Morrell, Allen, Ramsey; James, Moore dhe Bale.
Zvicra; Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Xhaka (kapiten), Freuler, Rodriguez; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.
43' Zvicra më kërkuese por jo edhe të shënojë.

41' Seferoviq godet nga 16 metra por mbi portën e Uellsit.

38' Lojë e mirë, Zvicra është mjaft energjike.

35' Zvicra me ngulm kërkon golin e epërsisë.

32' Zvicra duhet të ketë kujdesin maksimal nga Bale, mos ta lejojë nga distanca të gjuajë.

30’ Schar ndëshkohet me karton të verdhë.

29' Shaqiri po bëhet më i rrezikshëm.

26' Seferoviq pati mundësi të mirë por gjuajti jashtë portës.

24' Xhaka godet por jashtë portës.

22' Zvicra shton presionin.

20' Schar godet me dinakëri me thembër dhe me fat portieri i Uellsit, me këmbë shqelmon topin dhe shpëtoi portën e tij.

19' Uellsi po paraqitet i rrezikshëm, ndërsa Zvicra synon sa më parë golin.

15' Portieri Sommer shpëton Zvicrën. Moore godet me kokë  Sommer mezi e dëbon topin mbi portë.

11' Shaqiri dhe Xhaka kanë filluar të paraqitem të rrezikshëm.

8' Zvicra po luan mjaft mirë, e kontrollon me sukses topin.

6' Mbabu godet por pa sukses, ndërsa Uellsi me fat.

4' Bale me shokë tenton të kërcënojë Zvicrën.

3' Zvicra luan me kujdes, vështron rivalin.

1' Fillon ndeshja.

Intonohet himni i Zvicrës.

Kombëtarja e Zvicrës sot synon tre pikë në ndeshjen e parë të grupit A të Kampionatit Evropian.

Zvicra përballet me Uellsin.  Në përbërjen e parë dy shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.  Nga ana tjetër, Gareth Bale dhe Aaron Ramsey do të jenë kërcënim për Zvicrën.

Ndeshje fillon në orën 15.00.

Uellsi-Zvicra
Stadiumi “Olympic” në Baku.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Uellsi: Ward; C. Roberts, Roden, B. Davies, Mepham; Morrell, Allen, Ramsey; James, Moore dhe Bale.
Zvicra; Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Xhaka (kapiten), Freuler, Rodriguez; Shaqiri; Embolo dhe Seferoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat