Italia me telashe

Futboll

Italia me telashe

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:28
Mancini

Alessandro Florenzi është zëvendëuar nga Giovanni Di Lorenzo pas pjesës së parë të ndeshjes së Italisë kundër Turqisë.

Një zëvendësim që në fillim mund të jetë dukur se ka ardhur për arsye taktike, por që tani, siç ka konfirmuar Sky Sport, është mësuar se ka ardhur për shkak të një shqetësimi fizik.

Mbrojtësi i krahut ka patur një problem në pulpë, një pjesë në të cilën ka patur probleme edhe në të kaluarën.

Pas testeve të zhvilluara mëngjesin e së shtunës, është konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Megjithatë, Florenzi nuk do të luajë kundër Zvicrës të mërkurën dhe pritet të rikthehet në grup pas disa ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat