De Biasi kujton kohën e Europianit

Futboll

De Biasi kujton kohën e Europianit

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:41
De Biasi kujton kohën e Europianit

De Biasi ka kujtuar kohën kur Shqipëria gjendej në Europianin e Francës.

Me trajnerin italian në krye, kuqezinjtë debutuan në grupet e këtij kompeticioni. Ndërkohë në intervistën e dhënë për televizionin në Shqipëri, “A2 Cnn”, De Biazi është shprehur se do të arrinte larg me Kombëtaren aktuale të kuqezinjëve.

“Besoj që Shqipëria ka një skuadër të rëndësishme, me lojtarë që luajnë shumë në Serie A, shumë të tjerë nëpër Europë, në Spanjë… Janë lojtarë që kanë shumë përvojë, çka i duhet edhe Rejës për të nxjerrë më të mirën nga këta djem.

Po t’i kisha unë këta lojtarë me përvojë, një skuadër me lojtarë që mund të përballen në kampione të rëndësishëm. Lojtarët e mi (Azerbajxhanit) luajnë të gjithë në kampionatin vendas dhe nuk është mes më të rëndësishmëve në botë”, tha De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat