Basha largohet nga Kastrioti

Futboll

Basha largohet nga Kastrioti

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:58
Basha largohet nga Kastrioti

Arbër Basha largohet nga Kastrioti pas dy sezonesh. Mesfushori i qendrës njofton divorcin me klubin krutan dhe falënderon gjithë ata që e shoqëruan në këtë aventurë. Hoxha nuk arriti të luajë rregullisht këtë sezon për shkak të dëmtimeve.

Ai ishte në vetën 7 ndeshje në fushë për krutanët këtë sezon, duke i nisur të gjitha si zëvendësues dhe grumbulluar vetëm 111 minuta. Në sezonin e shkuar ai luajti 20 ndeshje dhe pritej të ishte një armë e fortë për Ndreun, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

NJOFTIMI I BASHËS – “Doja t’ju informoja që nga sot nuk jam më pjesë e Kastriotit. Me plot bindje them se kjo eksperiencë dy-vjeçare ishte ndër më të bukurat dhe plot emocion.

Pavarësisht se për shkak dëmtimesh, këtë sezon nuk kam qenë i gatshëm në fushë për ekipin, shpirtërisht kam qenë në çdo ndeshje me çunat. Falënderoj presidentin, drejtorin, trajnerin dhe tifozerinë! Ju uroj më të mirat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat