Po festonte Edi Rama për fitoren e Italisë, komenti: Fshije, po të pa Erdogani…

Futboll

Po festonte Edi Rama për fitoren e Italisë, komenti: Fshije, po të pa Erdogani…

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:39
Po festonte Edi Rama për fitoren e Italisë, komenti: Fshije, po të pa Erdogani…

Itali e fitoi ndeshjen hapëse kundër Turqisë duke e mundur në shifrat 3-0.

Dominimi i italianëve ishte absolut duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarëve për të qenë në kontakt me topin.

Për këtë fitore që u arrit nga lojtarët e Mancinit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit “e ka festuar” triumfin e arritur kundër Turqisë duke shpërndarë fotografitë në “Facebook” me simbolin e Italisë. Menjëherë ka ardhur komenti epik nisur nga marrëdhënia e afërt me Ramës dhe Erdoganit: “Fshije se po të pa Erdogani, t’i fiku pocat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat