​Danimarkë-Finlandë, formacionet e mundshme

Futboll

​Danimarkë-Finlandë, formacionet e mundshme

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:47
​Danimarkë-Finlandë

Danimarka do të synojë që të bëjë një start perfekt në Kampionatin Evropian, ku do të zhvillojë ndeshjen hapëse kundër Finlandës në këtë Euro 2020.

Danezët shpresojnë që do të jenë rival të denjë të Belgjikës në Grupin F, edhe pse Rusia gjithashtu do të kërkoj kalimin e fazës së grupeve, ku do të kemi rastin të ndjekim disa përballje tejet interesante.

Danimarka shihet si favorit për ta fituar këtë ndeshje, ku në gjashtë ndeshjet e fundit kanë formë më të mirë se Finlanda, respektivisht Danimarka ka katër fitore, një barazim dhe një humbje, krahas Finlandës që ka vetëm dy barazime dhe katër humbje.

Danimarka dhe Finlanda kanë zhvilluar gjithsej pesë ndeshje kundër njëra tjetrës, ku në katër ndeshje kanë triumfuar danezët, dhe në një ndeshje janë ndarë me barazim.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Danimarka (4-2-3-1): Schmeichel; Wass, Christensen, Kjaer, Maehle; Hojbjerg, Delaney; Poulsen, Eriksen, Braithwaite; Wind

Finlanda (3-5-2): Hradecky; Arajuuri, Toivio, O'Shaughnessy; Raitala, Kamara, Sparv, Lod, Uronen; Pohjanpalo, Pukki

Grupi B

18:00 Danimarka – Finlanda (Stadiumi Parken-Kopenhagë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat