Shabani: Pas shumë përpjekjeve, tani u caktua fati të jem në Prishtinë

Futboll

Shabani: Pas shumë përpjekjeve, tani u caktua fati të jem në Prishtinë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:05
Shabani: Pas shumë përpjekjeve, tani u caktua fati të jem në Prishtinë

Njëherë futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë, tre tituj kampioni, 2 herë fitues i kupës dhe 1 herë i Superkupës. 7 gola të realizuar në sezonin e sapo përfunduar.

Ju prezantojmë mesfushorin e djathtë i cili për shumë vite pothuajse ishte i pakonkurencë n Superligën e Kosovës.

Xhevdet Shabani “Rrapa”, i lindur më 10.10.1986 në Kaçanik, edhe pse shumë herë kishte oferta, përfundimisht vendosi të vinte në klubin më të madh në vend, FC Prishtina.

Me Lepencin e Kaçanikut kishte shijuar Superligën e Kosovës, 6 muaj në Teutë të Durrësit, me Feronikelin për 6 muaj qëndrim ishte stolisur me titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës, me Besën kishte fituar Kupën e Kosovës dhe me Dritën 2 tituj kampioni e 1 superkupë.

“Erdhi momenti që edhe unë të jem pjesë e Prishtinës, me gjithë shumë bisedave që kishim në të kaluarën. Pas bisedave me Dritën dhe dëshirës së tyre për rifreskim skuadre, më nuk kisha dilema, ftesa e parë që erdhi nga kryeqyteti i ndjeva se tani më ishte përcaktuar fati”.

“Ndjehem shumë i motivuar që jam pjesë e skuadrës, do të bëjë përpjekje maksimale për të ndihmuar bashkëlojtarët për të arritur objektivat e klubit. Do të bëjë të pamundurën që skuadra të përsëris sërish suksesin e titullit të kampionit”, tha Shabani për faqen e FC Prishtina. 

“E thash, ne disa herë kemi folur me Prishtinën në të kaluarën, por s’ishte fat. E ndjej se tani është momenti, dua të bëjmë histori me këtë grup të jashtëzakonshëm futbollistësh. Dua të lë gjurmë te Prishtina”.

“Konkurrenca asnjëherë më e madhe, por kjo të motivon, të forcon, të jep vullnet më shumë për punë që të zësh vend në përbërjen e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat