Diçka mund të ndryshojë

Futboll

Diçka mund të ndryshojë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:41
Diçka mund të ndryshojë

Ronald Koeman është konfirmuar në drejtim të Barcelona-s, por duket se e ardhmja e holandezit në drejtim të katalanasve nuk është aspak e sigurt.

Joan Laporta, në fakt, duket se nuk është aspak i bindur që të vazhdojë me holandezin.

Sipas Bild, drejtuesit e Barcelona-s kanë kontaktuar trajnerin aktual të Gjermanisë, Joachim Low.

E përditshmja gjermane ka zbuluar se ka qenë vetë presidenti Laporta që ka kontaktuar trajnerin gjerman në muajin mars dhe, edhe pse data nuk është specifikuar, kuptohet se Loë ka qenë zgjedhja e parë e numrit një të katalanasve, i zgjedhur në datën 7 të atij muaji.

Nga ana tij, Low i ka thënë Barçës se do të qëndrojë një vit pushim kur të largohet nga kombëtarja pas Europianit.

Megjithatë, diçka mund të ndryshojë duke parë se Low nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar Barcelona-n. Mbetet për t’u kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe e Koeman, i cili është konfirmuar vetëm pak javë më parë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat