Reagon Moore: I lumtur për golin, dëshiruam fitoren

Futboll

Reagon Moore: I lumtur për golin, dëshiruam fitoren

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:52
Kieffer Moore

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët sot pasi e mbyll ndeshjen me rezultat 1-1.

Golashënuesi i vetëm për Uellsin në ndeshjen kundër Zvicrës, Kieffer Moore ka thënë një intervistë pas ndeshjes për ‘BBC Sport’ ku tha:

“Ishte ndeshje shumë e mirë në aspektin personal, do të kishim dashur të fitonim, por do të marrim një barazim për të na vendosur në një pozitë të mirë ”, tha ai.

“Asnjëherë nuk është mirë të kalosh në disavantazh, por të rikthehesh dhe të shohësh ndeshjen është një rezultat pozitiv për ne”, shtoi ai.

“Është vështire këtu në “Euro 2020”, por është ajo që prisnim. Ky është një rast i madh dhe unë e dua çdo sekondë të tij “, përfundoi Moore.

Moore realizoi golin për Uellsin në min e 74’ me një goditje të saktë me kokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat