Batha njofton largimin nga Tirana

Futboll

Batha njofton largimin nga Tirana

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:04
Batha njofton largimin nga Tirana

Siç njoftoi dhe ‘’Panorama Sport’’ pak ditë më parë, Idi Batha nuk do të jetë më futbollist i Tiranës sezonin tjetër.

Lajmin për largimin e dha vet sulmuesi i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falënderoi të gjithë tifozët, stafin dhe shokët e skuadrës për 2 vitet e kaluara tek bardheblutë.

Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën jashtë Superiores.

"Faleminderit Tirona! Sa shume emocjone per 2 vite qe isha aty , se bashku i perjetuam te gjitha suksese, gezime , dhimbje . Faleminderit te gjitheve nga zemra, presidentit , stafit , trajnereve qe punuam, faleminderit dhe Darit legjendes miku im i mire , faleminderit tifozeve qe me dhuruan emocjone te forta , me shume se te gjithe faleminderit shokeve te mi vellezerve te mi sepse per mua ata jan me te rendesishem se cdo gje ne jeten e sportit . Shihemi se shpejti", njofton Batha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat